Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shpallje konkurimi për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar neni 26, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm drejtuese (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:
– 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Drejtor i Drejtorisë Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, është si më poshtë:
– Menaxhon, kontrollon dhe përgjigjet nga pikëpamja organizative dhe operacionale, për të realizuar në kohë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni në përgjithësi si dhe organizon dhe koordinon punën që të sigurojë në kohë shërbime cilësore, në funksion të realizimit të objektivave të KLGJ-së.
– Siguron koordinimin dhe bashkëpunimin e veprimtarisë së punës, si brenda Drejtorisë ashtu edhe me drejtoritë e tjera në Institucion dhe me homologët e saj jashtë institucionit;
– Siguron në kohë këshillim profesional, për hartimin dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me organizimin e gjykatave dhe standardet dhe përgatit raporte, analiza pune dhe informacione të ndryshme për KLGJ. “Administrimi gjyqësor” është tërësia e veprimtarive që synojnë organizimin dhe sigurimin e funksionimit të shërbimeve në mbështetje të sistemit gjyqësor;
– Ndjek dhe monitoron të gjitha procedurat e parashikuara në legjislacionin për administrimin e gjykatave, standardet, arkivat dhe statistikat.
– Ndjek zbatimin e politikave për administrimin gjyqësor dhe rregullat standarde për funksionimin e brendshëm të gjykatave;
– Monitoron dhe menaxhon ngarkesën e gjyqtarëve dhe të gjykatave, kohëzgjatjen e çështjeve dhe aspekte të tjera të administrimit gjyqësor, bazuar në të dhënat e mbledhura përmes sistemit të menaxhimit të çështjeve, me qëllim përmirësimin e produktivitetit të gjykatave ose uljen e ngarkesës së gjyqtarëve dhe të nëpunësve civilë gjyqësorë;
– Ndjek organizimin e shërbimit të arkivit gjyqësor, i cili mban dhe administron dokumentacionin gjyqësor, i cili përfshin dosje, regjistra dhe akte të tjera gjyqësore, si dhe akte që lidhen me veprimtarinë administrative të gjykatës, në përputhje me legjislacionin në fuqi për arkivat shtetërorë;
– Bashkëpunon me Arkivin Shtetëror të Sistemit Gjyqësor për ruajtjen, përpunimin dhe administrimin e dokumentacionit gjyqësor, i cili i nënshtrohet procedurës së arkivimit;
– Ndjek respektimin e procedurave për garantimin e rregullit dhe sigurisë në gjykata;
– Drejton, organizon dhe mbikëqyr punën për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të teknologjisë së informacionit;
– Nënshkruan korrespondencën që lidhet më anën tekniko-administrative të shqyrtimit të çështjeve të drejtorisë dhe mban lidhje, dhe siguron një bashkëpunim të vazhdueshëm me drejtoritë e tjera në Institucion;
– Merr masa për njohjen, zbatimin dhe përmirësimin e legjislacionit që lidhet me drejtorinë dhe merr vendime për vlerësimin e punës së stafit, si dhe masa disiplinore nëse konstatohen shkelje të procedurave gjatë ushtrimit të detyrës ose mosrealizimit të tyre;
– Organizon dhe ndjek punën e drejtorisë që ai drejton;
– Kontrollon dhe koordinon aktivitetin e drejtorisë;
– Udhëheq punonjësit e drejtorisë duke dhënë mbështetjen e nevojshme dhe udhëzuar ata për kryerjen e detyrave të caktuara;
– Zhvillon takime periodike me të gjithë punonjësit e drejtorisë për të drejtuar punën, identifikuar problemet, planifikuar aktivitetet që do të zhvillohen dhe ndarë përgjegjësitë;
– Merr pjesë në hartimin e planeve strategjike apo çdo dokumenti tjetër të hartuar nga vetë institucioni apo në bashkëpunim me institucione të tjera, kur kërkohet kontribut dhe mendim;
– Jep kontribut në hartimin e raportimeve dhe planit të veprimit për përmirësimin e funksionimit të sistemit të administrimit dhe standardeve në gjykata;
– Merr pjesë në të gjitha procedurat apo proceset, ku legjislacioni kërkon pjesëmarrjen e këtij pozicioni;
– Raporton për realizimin e detyrave funksionale dhe objektivave vjetore të drejtorisë, problematikën e hasur dhe rekomandon alternativa për zgjidhjen e tyre;
– Brenda fushës që mbulon, ndjek detyra që nuk janë parashikuar dhe që i ngarkohen nga eprorët e drejtpërdrejtë sipas hierarkisë.

-Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, përcaktuar në nenin 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

I. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

(Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil).

I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b);
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (me dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, “mirë” apo “shumë mirë”;
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, janë si më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë pune në profesion;
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE (me dokument);
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 13.12.2022, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e mesme drejtuese, me dokument nga institucioni);
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të një gjuhe të BE (me dokument);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
I.4. Konkurimi sipas procedurës së lëvizjes paralele, është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori dhe realizohet në dy faza;
I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele, do të kryhet brenda datës 15.12.2022, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

I.4.b. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, do të zhvillohet me datë 23.12.2022, ora 11.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;
– Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”;
– Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
– Ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:
-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë.
-me njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË

(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atehere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 30.12.2022).

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë.

II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë të punës, sipas procedurës së ngritjes në detyrë, janë si më poshtë:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, kategoria e ulët drejtuese (me dokument nga institucioni), ose të barazvlefshme me to;
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (me dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, “mirë” apo “shumë mirë”;
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, janë si më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë pune në profesion;
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar kategoria e ulët drejtuese (me dokument nga institucioni, për kandidatët nga brenda shërbimit civil), ose në pozicione të barazvlefshme me to;
– Të ketë njohuri të një gjuhe të BE (me dokument);
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 20.12.2022, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e ulët drejtuese, me dokument nga institucioni),
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë;
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të një gjuhe të BE (me dokument);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
II.4. Konkurimi sipas procedurës së ngritjes në detyrë, realizohet në dy faza:
Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria e ulët drejtuese ose në pozicione të barazvlefshme me to) me të paktën 5 (pesë) vjet eksperiencë punë në profesion dhe që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.
II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim, sipas procedurës së ngritjes në detyrë, do të kryhet brenda datës 30.12.2022, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e vecanta në shpallje sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 30.12.2022, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:
– Për verifikimin paraprak.
– Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
– Për datën e daljes së rezultateve.

II.4.c. -Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë që janë:

-Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;
– Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat etike në administratën publike”;
– Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
– Ligjin nr. 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
-Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:
– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.
– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë.
– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 40 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit;
II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 30.12.2022.

II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II.5.c – Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 30.12.2022, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.

 

Tiranë, më datë 02.12.2022

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:
– Drejtor i Drejtorisë së Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa kandidatë të kualifikuar dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Tiranë, më datë 14.12.2022

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së lëvizjes paralele, për kategorinë e mesme drejtuese, pas afatit të ankimimit.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, pika 15, si dhe në përfundim të afatit të ankimimit pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta sipas procedurës së lëvizjes paralele, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

– Në përfundim të procedurës së ankimimit, kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, është:
1. Sonila Kadareja,

– Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 23.12.2022, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Tiranë, më datë 21.12.2022

 

Njoftim mbi rezultatet e konkurrimit sipas procedurës së lëvizjes paralele në kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, pika 24, në përfundim të konkurrimit sipas procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa kandidatë të përzgjedhur fitues dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Tiranë, më datë 28.12.2022

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
– Kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë, është:

1. Eneda Ajdari,

– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 11.01.2023, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 11.01.2023, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Tiranë, më datë 30.12.2022

Njoftim për shpallje listën fituese

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Kreu III, pika 36 dhe 39, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së ngritjes në detyrë, për 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Organizimit të Gjykatave dhe Standardeve, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:

1. Eneda Ajdari 74.80 pikë,

Tiranë, më datë 18.01.2023

Back to top