Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, Datë 07 Nëntor 2022

Sot, më datë 07.11.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli në kuadër të shqyrtimit të projektaktit “Për kualifikimin dhe lejimin për të marrë pjesë në provimin e vlerësimit profesional të kancelares në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, të znj. {…}”/ “Për skualifikimin dhe ndërprerjen e marrëdhënies së punës së kancelares në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, të znj. {…}”, vendosi kryerjen e verifikimeve të tjera shtesë.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi shqyrtoi projektvendimet, miratoi vendimet për kualifikimin për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2022-2023 për kandidatët: z. {…}; znj. {…}; znj. {…}; z. {…}; z. {…}; znj. {…}; znj. {…}; znj. {…}; z. {…}; z. {…}; si dhe z. {…}.

Back to top