Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 17 Maj 2022

Sot, në datën 17 Maj 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:

Pika e parë e Rendit të Ditës ishte zhvillimi i seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z.{…}, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…} (shtyrë nga seancat e datës 15.02.2022, 09.03.2022, 29.03.2022, 20.04.2022. Në përfundim të seancës dëgjimore,  u vendos shtyrja e seancës së radhës në datë 16 Qershor 2022, ora 10:00, për diskutime përfundimtare të çështjes.

Më tej mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor vijoi me shqyrtimin dhe më pas miratimin e vendimit për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Durrës, z. Sokol Pina.

Gjithashtu Këshilli miratoi vendimin për përfundimin para afatit të shërbimit në skemën e delegimit, për gjyqtarin z. {…}.

Ndër vendimet e marra sot përgjatë mbledhjes së Këshillit ishte edhe miratimi i vendimit  për transferimin e fondeve buxhetore në shpenzime kapitale (investime), programi 03310, buxheti gjyqësor, për vitin 2022.

Ndër të tjera, në mbledhjen plenare u miratua edhe vendimi për nxjerrjen nga përdorimi të disa aktiveve, në disa gjykata.

Në përfundim të mbledhjes së sotme Këshilli miratoi procesverbalet e mbledhjeve plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të datave: 14.04.2022, 20.04.2022, 21.04.2022, 28.04.2022 dhe 29.04.2022.

Back to top