Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takim me përfaqësuesit e Qendrës për Ndërmjetësim të Integruar në Berlin (Berlin Center for Integrated Mediation – CSSP)

Sot në datën 19.05.2022, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, zhvilloi një takim pune me z. Simone Ceresa, përfaqësuesin për Shqipërinë të Qendrës për Ndërmjetësim të Integruar në Berlin (Berlin Center for Integrated Mediation – CSSP).

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi vazhdimësinë e bashkëpunimit të ndërsjelltë në funksion të fuqizimit të mekanizmit të ndërmjetësimit, përmes zbatimit të nismave të përbashkëta.

Ndër të tjera, ky takim shërbeu edhe për prezantimin me znj. Floriane Prevert, e cila pritet të marrë detyrën e përfaqësuesit për Shqipërinë të Qendrës për Ndërmjetësim të Integruar në Berlin (Berlin Center for Integrated Mediation – CSSP) duke zëvendësuar kështu z. Ceresa.

Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit dakordësuar për firmosjen e një Marrëveshje Mirëkuptimi mes palëve me fokus zgjerimin dhe forcimin e sistemit të ndërmjetësimit në Shqipëri.

Back to top