Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takim me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personal, si dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminim

Sot në datën 17.05.2022, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune fillimisht, z. Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe më pas, z. Albert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Fokusi i këtyre takimeve ishte rritja e bashkëpunimit me strukturat përkatëse në funksion të garantimit të një drejtësie që meriton besimin e publikut, duke vendosur theksin tek respektimi i standardeve të transparencës dhe trajtimit me dinjitet të qytetarëve.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për mundësitë e rritjes së kapaciteteve profesionale të administratës civile gjyqësore mbi çështjet e të drejtës së informimit dhe të dhënave personale, përdorimit të gjuhës së urrejtjes apo diskriminimit, të cilat në ditët e sotme po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Back to top