Njoftim për shtyp, datë 29 Mars 2022
Sot në datë 29.03.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:
Vendosi shtyrjen e zhvillimit të seancës dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {…} në datë 20.04.2022 ora 13:00.
Këshilli vendosi kualifikimin e kandidates znj. {…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës.
Gjatë mbledhjes plenare KLGJ, vendosi kualifikimin e kandidatit z. {…} dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Lartë.
KLGJ përgjatë mbledhjes vendosi gjithashtu, kualifikimin e kandidates znj. {…} dhe vijimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe kualifikimin e kanditates znj. {…} për vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Këshilli vendosi, fillimin e procedurës së përshpejtuar të vlerësimit etik dhe profesional për vitin kalendarik 2021, për gjyqtarët që kanë plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë në Gjykatën e Lartë.
Ndër të tjera, Këshilli vendosi miratimin e pakësimit të fondeve buxhetore në shpenzime korrente, në shumën prej 130,152,100 lek, për sistemin gjyqësor për vitin 2022 si dhe miratimin e transferimit të fondeve buxhetore në programin 03310, shpenzime kapitale (investime) në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnje për vitin 2022.
Në përfundim KLGJ vendosi miratimin e kërkesës së gjyqtarit z. Gentian Jahjolli për ushtrimin e veprimtarisë jashtë funksionit me pagesë.