Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Takimi i Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor me Kryetarin e ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Sot më datë 30.03.2022, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), znj. Naureda Llagami priti në një takim pune z. Alfred Balla, kryetarin e sapo zgjedhur të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Znj. Llagami uroi z. Balla për detyrën e tij të re dhe shprehu gadishmërinë dhe vullnetin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të vijuar më tej bashkëpunimin e suksesshëm me KLP-në në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.

Back to top