Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 25 Mars 2022

Sot në datë 25.03.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës ku shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli miratoi vlerësimin dhe pikëzimin paraprak të kandidatëve, si dhe listën e kandidatëve më të mirë që konkurojnë për në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, në pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr.172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të përbërë nga z. Darjel Sina. Pasi zhvilloi edhe intervistën me kandidatin për këtë pozicion të Gjykatës së Lartë, Këshilli vendosi miratimin e vlerësimit dhe pikëzimit përfundimtar.

Në vijim, Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor{…}, znj.{…} për shkak të dorëheqjes së saj.

Gjatë mbledhjes plenare u vendos mbi verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Vojsava Kola (Osmanaj) të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, për dy pozicione të lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr.536 dhe nr.537, datë 17.11.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit për këto dy pozicione, dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative të shpallur me vendimin nr. 535, datë 17.11.2021 të Këshillit.

KLGJ përgjatë mbledhjes vendosi gjithashtu, përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, për kandidaten znj. {…}.

Ndër të tjera, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për dy pozicionet e lira, të shpallura me vendimet nr. 187, datë 28.05.2020 dhe nr. 290 datë 06.07.2021, për kandidatin z.{…}.

Këshilli gjithashtu vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimin nr. 181 dhe vendimin nr.183 datë 28.05.2020, për kandidatin z.{…} dhe znj.{…} si dhe përfundimine procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale për znj.{…}.

Në përfundim KLGJ vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Back to top