Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftimpër shtyp, datë 21 Janar 2022

Sot, në datën 21.01.2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas caktimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie për disa njësi të qeverisjes vendore nga Presidenti i Republikës, organizoi hedhjen publike të shortit për plotësimin e vendit vakant në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor. Shorti përzgjodhi gjyqtaren e Gjykatës Administrative të Apelit, znj. Blerona Hasa, si anëtare të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Pas procedurës së shortit, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhje plenare dhe vendosi miratimin e zgjedhjes së znj. Blerona Hasa, për plotësimin e vendit vakant në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor.

 

Back to top