Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 24 Janar 2022

Sot, në datën 24.01.2022, në selinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor u zhvillua ceremonia e betimit të anëtares së Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, znj. Blerona Hasa, e zgjedhur me shortin e datës 21 janar 2022, miratuar me Vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 32, datë 21.01.2022.

Pas kësaj procedure, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, në zbatim të Kodit Zgjedhor, vendosi të rithërrasë në detyrë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, tashmë me përbërje të plotë. Kolegji do të qëndrojë i mbledhur deri në përfundim të gjykimit të ankimeve ose të kalimit të afateve të ankimit për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Back to top