Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 2 Dhjetor 2021

Sot, në datën 02.12.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në kuadër të plotësimit të pozicioneve të lira, pas kryerjes së procedurave ligjore, Këshilli vendosi miratimin e renditjes së kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, për dy pozicione të lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura në datën 28.05.2020.

Për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 180, datë 28.05.2020:

  1. Emona Muçi;
  2. Esmeralda Xhili

Për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 182, datë 28.05.2020:

  1. Alma Ahmeti;
  2. Arta Duka;
  3. Elona Mihali dhe Znj. Esmeralda Xhili

Pas shqyrtimit të kërkesave të ardhura prej disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve të veçanta, në gjykata të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionin në mënyrë të përhershme.

 

 

Back to top