Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 1 Dhjetor 2021

Sot, në datën 01.12.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, si dhe të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtarët z. Florjan Kalaja, znj. Alma Kolgjoka, z. Genti Dokollari dhe z. Erjon Bani.

Pas shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedimin disiplinor në ngarkim të magjistrates {…}, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dhënien e masës disiplinore “Ulje të pagës në masën 20%”, për një periudhë gjashtë mujore.

Në vijim të shqyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedimin disiplinor ndaj magjistratit {…} me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, Këshilli vendosi pezullimin e procedimit disiplinor, deri në përfundimin e procedurës së rivlerësimit kalimtar me vendim të formës së prerë.

Këshilli vendosi përfundimin e marrëdhënies në shërbimin civil gjyqësor të {…}, kancelare në detyrë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë {…}, për shkak të dorëheqjes.

Back to top