Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, e shoqëruar nga z. Dritan Hallunaj, Kryetar i Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve në KLGJ, u takua me delegacionin Armen, të përbërë nga përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, Komisionit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Korrupsionit, Prokurorisë së Përgjithshme etj
Sot, në datën 23.11.2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, e shoqëruar nga z. Dritan Hallunaj, Kryetar i Komisionit të Përkohshëm për Vlerësimin Etik dhe Profesional, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve në KLGJ, u takua me delegacionin Armen, të përbërë nga përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, Komisionit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Korrupsionit, Prokurorisë së Përgjithshme etj, të cilët ndodhen në vendin tonë për një vizitë studimore.
Bashkëbiseduesit diskutuan mbi zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, me fokus më të veçantë në rolin dhe funksionet e KLGJ-së, si dhe bashkëveprimin e institucionit me organet e rivlerësimit kalimtar në lidhje me këtë proces. Njohja dhe shkëmbimi i përvojës shqiptare në lidhje me rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve do t’i shërbejë delegacionit vizitor dhe në vendimmarrjet e ardhshme për reformimin e sistemit të tyre të drejtësisë.