Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, zhvilloi një takim pune me z. Christoph Lutmann, përfaqësues i Qendrës për Ndërmjetësim të Integruar në Berlin (Berlin Center for Integrated Mediation – CSSP)

Sot në datën 18.11.2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, zhvilloi një takim pune me z. Christoph Lutmann, përfaqësues i Qendrës për Ndërmjetësim të Integruar në Berlin (Berlin Center for Integrated Mediation – CSSP).

Gjithashtu, të pranishëm në këtë takim ishin edhe: z. Simone Ceresa dhe znj. Vjola Goda, përfaqësues të zyrës në Tiranë të Qendrës për Ndërmjetësim të Integruar në Berlin, znj. Elona Fana, nga Agjencia Austriake për Zhvillim, znj. Drita Avdyli, nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit, si dhe z. Rasim Gjoka, nga Fondacioni Shqiptar për Zgjidhjen e Konflikteve dhe Pajtimi Mosmarrëveshjeve.

Bashkëbiseduesit diskutuan mbi mekanizmin e ndërmjetësimit, si një mënyrë alternative e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve jashtë gjykatave, që eventualisht ndikon në rritjen e eficencës së sistemit gjyqësor. Znj. Llagami, informoi pjesëmarrësit në takim, mbi angazhimin konkret që Këshilli ka ndërmarrë me qëllim inkurajimin e trupës gjyqësore për zbatimin e mekanizmit të ndërmjetësimit, duke e konsideruar referimin e çështjeve për ndërmjetësim si kriter avantazhues në skemën e re të vlerësimit të gjyqtarëve.

Në mbyllje të takimit, palët u dakordësuan për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjelltë në funksion të fuqizimit të mekanizmit të ndërmjetësimit përmes zbatimit të nismave të përbashkëta.

Back to top