Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 23 Nëntor 2021

Sot, në datën 23.11.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Këshilli vendosi kualifikimin e kandidates znj. Diamela Goxha dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës, si dhe kualifikimin e kanididates për ndihmëse ligjore znj. Klaida Muçaj.

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, si dhe të ngritjes në detyrë, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për gjyqtaren znj. Migena Laska, për periudhën e vlerësimit 2013-2016 dhe për vitin 2019, si dhe miratimin e raportit për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, të gjyqtarit z. Genti Dokollari.

Këshilli vendosi hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm me pëlqim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura.

Pas shqyrtimit të kërkesës për dorëheqje nga detyra të gjyqtarit së Gjykatës së Apelit {…},  Këshilli vendosi mbarimin e statusit të magjistratit {…}.

Gjithashtu, Këshilli vendosi transferimin e motoçikletave në gjykatat e rrethit gjyqësor Tiranë dhe Durrës.

Këshilli vendosi deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për {…} dhe në përfundim, miratoi procesverbalet e disa mbledhjeve plenare.

Back to top