Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim zyrtar ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulta, SH.T.Z. Reinout Vos.

Sot më datë 14.10.2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim zyrtar ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulta, SH.T.Z. Reinout Vos.

 

Znj. Llagami, informoi Ambasadorin mbi veprimtarinë e Këshillit gjatë 3 viteve të para të funksionimit të tij, duke i bërë dhe një prezantim të rezultateve dhe sfidave të këtij institucioni në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.

Bashkëbiseduesit diskutuan për çështje të bashkëpunimit të përbashkët dhe më veçanërisht për ekspertizën dhe mbështetjen financiare të ofruar nga Ambasada Mbretërisë së Vendeve të Ulta, si në kuadrin e BE-së, ashtu dhe në mënyrë bilaterale.

Palët u angazhuan për të vazhduar bashkëpunimin e mëtejshëm me qëllim rritjen e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë përmes komunikimit periodik dhe zbatimit të projekteve të asistencës në fushën e drejtësisë.

 

Back to top