Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Znj. Naureda Llagami, së bashku me Zv/Kryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Z. Maksim Qoku dhe Ministrin e Drejtësisë Z. Ulsi Manja, zhvilluan takim për të diskutuar mbi draftin e Hartës së Re Gjyqësore.

Diskutimet konstruktive mes Ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së për të dakordësuar një propozim të përbashkët të Hartës së Re Gjyqësore, e më pas konsultimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe grupet e interesit në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 98/2016 janë të hapura për të adresuar çdo merak që ka të bëjë me:
a) garantimin e aksesit në drejtësi, që lidhet me afërsinë e individit në marrjen e shërbimeve gjyqësore;
b) uljen e kostove, me qëllim përdorimin me efektshmëri të burimeve publike;
c) rritjen e cilësisë dhe përshtatshmërisë së shërbimeve të ofruara.

Back to top