Njoftim për shtyp datë 25 Janar 2021
Sot në datën 25.01.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në funksion të plotësimit të pozicioneve të lira në gjykata, për shkak të mos aplikimit në disa shpallje të mëparshme, Këshilli vendosi rihapjen e procedurave së ngritjes në detyrë, përkatësisht për një pozicion të lirë në Gjykatën e Apelit Korçë, dhe dy pozicione në Gjykatën e Apelit Shkodër.
Në vijim, duke vlerësuar rëndësinë e gjykatave të posaçme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Këshilli vendosi rishpalljen e procedurës së ngritjes në detyrë për gjashtë pozicione të lira në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe 3 pozicione në atë të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Gjithashtu, pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të caktimit të përkohshëm dhe transferimin e gjyqtarit {…}.
Në përfundim, pas shqyrtimit të kërkesave të disa gjykatave, Këshilli vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta.