Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 8-9 Shtator 2020

Këshilli i Lartë Gjyqësor, më datë 8 shtator 2020, mbështetur në nenin 146 të Kodit Zgjedhor (i ndryshuar), si dhe në zbatim të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11700, datë 06.09.2020 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”, organizoi hedhje publike të shortit për përzgjedhjen e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.
Në përfundim të procedurës së hedhjes së shortit publik, trupa gjyqësore që do përbëjnë Kolegjin Zgjedhor, është si më poshtë vijon:
– Znj. Manjola Xhaxho
– Z. Gentian Medja
– Z. Sokol Ibi
– Znj. Alma Kolgjoka
– Znj. Emona Muçi
– Znj. Esmeralda Çeka (Xhili)
– Z. Asim Vokshi
– Znj. Edlira Petri

Pas kësaj procedure, sot me datë 09.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e radhës plenare miratoi me Vendimin nr. 293 datë 09.09.2020, 8 (tetë) gjyqtarët e përzgjedhur me shortin publik të datës 08.09.2020.

Back to top