Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 29 Prill 2020,

Sot më datë 29.04.2020, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, së bashku me znj. Mikaela Meredith, përfaqësuese vendore e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me Zbatimin e Projektit Drejtësi për të Gjithë (“JFA”) në Shqipëri me qëllim Zbatimin e Synimit Strategjik 1 dhe Objektivave Strategjikë 1.5 dhe 1.6 të Këshillit të Lartë Gjyqësor të Shqipërisë.

 

Ky nënshkrim vjen pas një miratimi unanim nga mbledhja plenare e KLGJ, dje në datë 28.04.2020, të përmbajtjes së memorandumit.

 

Në vazhdën e vendimmarrjeve të KLGJ, për të kthyer funksionalitetin e plotë të Gjykatës së Lartë, miratimi i këtij memorandumi synon uljen e stokut të çështjeve të prapambetura me qëllim sigurimin e mbarëvajtjes së sistemit gjyqësor dhe dhënien e një drejtësie të shpejtë dhe pa vonesa për qytetarët.

 

Zbatimi në praktikë i këtij memorandumi pritet të pasjellë jo vetëm reduktimin e numrit të çështjeve të prapambetura në Gjykatën e  Lartë por dhe parandalimin e shtimit të mëtejshëm të tyre. Gjithashtu, përmes këtij dokumenti, i hapet rruga zbatimit të praktikave më të mira për menaxhimin dhe evadimin e çështjeve në Gjykatën e Lartë.

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor i është mirënjohës ndihmës së pakursyer të SHBA për ta kthyer zbatimin e reformës  në drejtësi një histori suksesi të përbashkët!

Back to top