Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 27 Prill 2020,

Sot, në datën 27.04.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në respekt të plotë të detyrimeve të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për shmangien e përhapjes së virusit COVID-19, duke e realizuar përmes platformës elektronike “Microsoft Teams”.

Mbledhja nisi me miratimin e përdorimit të programit kompjuterik “Microsoft Teams”, në të gjitha seancat gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së epidemisë, për të mundësuar në mënyrën më të sigurtë të mundshme, ndërlidhjen audiovizive në distancë dhe pjesëmarrjen e të paraburgosurit/të dënuarit dhe përfaqësuesve ligjorë të tyre. Me këtë vendimmarrje, sigurohet një shikueshmëri dhe dëgjueshmëri e ndërsjellë e personave të pranishëm në të gjitha postet e ndërlidhura duke garantuar mbrojtjen efektive dhe të drejtat e palëve në proces.
Më tej, Këshilli miratoi udhëzimin që përcakton rregullat orientuese në lidhje me masat organizative dhe administrative që duhet të merren nga të gjitha gjykatat në Republikën e Shqipërisë gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli shqyrtoi shkresën e Presidentit të Republikës “Mbi ndërprerjen e qëndrimit të mëtejshëm në detyrë të z. Ardian Dvorani si anëtar i Gjykatës së Lartë…” duke e shtyrë vendimmarrjen për të vënë në dijeni vetë subjektin e interesuar për këtë çështje.

Back to top