Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 16 Janar 2020

Sot më datë 16.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në Gjykatën e Apelit Korçë, e cila për shkak të mungesës së numrit minimal të gjyqtarëve në detyrë konsiderohet jashtë funksionit. Pas diskutimeve, në përmbushje të funksionit te tij për të siguruar përgjegjshmëri dhe mbarëvajtje të pushtetit gjyqësor, Këshilli, vendosi që nevojat e Gjykatës së Apelit Korçë, të trajtohen në përputhje me vendimin nr. 30 datë 14.02.2019, duke caktuar nëpërmjet shortit gjyqtarë nga gjykata të tjera të apelit për gjykuar në periudhë 10 ditore pranë kësaj gjykate. Përmes kësaj vendimmarrje, Këshilli i jep zgjidhje të përkohshme problematikës së krijuar në Gjykatën e Apelit Korçë. Më tej, Këshilli bazuar në kërkesat e gjykatave të ndryshme vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta. Gjithashtu, Këshilli diskutoi mbi verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjorë për emërimin si gjyqtar në Gjykatën e Lartë dy kandidatë, shqyrtimi i të cilave u shty për një mbledhje tjetër të tij.

Back to top