Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e KLGJ-së, znj. Naureda Llagami, në datat 5-6 Dhjetor 2019, mori pjesë në “Workshop-in e dedikuar vlerësimit profesional të gjyqtarëve”

Kryetarja e KLGJ-së, znj. Naureda Llagami, në datat 5-6 Dhjetor 2019, mori pjesë në “Workshop-in e dedikuar vlerësimit profesional të gjyqtarëve”. Ky aktivitet u organizua nga Rrjeti Europian për Këshillat Gjyqësor në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Magjistraturës Italiane, në Romë.

Gjatë Workshop-it dy ditor u mbajtën prezantime mbi çështjet më të rëndësishme si qëllimi, kriteret dhe procedurat apo dhe organi përgjegjës për kryerjen e vlerësimit profesional të gjyqtareve në vendet e Bashkimit Evropian.

Kryetarja e KLGJ-së, bëri një prezantim gjithëpërfshirës mbi risitë e reformës në drejtësi në Shqipëri duke përfshirë si procesin e jashtëzakonshëm të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe skemën e re të vlerësimit profesional të gjyqtarëve të miratuar rishtazi nga Këshilli Lartë Gjyqësor. Ky prezantim u prit me shumë interes nga dëgjuesit dhe znj. Llagami shoi kureshtjen e tyre duke ju përgjigjur me detaje pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve.

Back to top