Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, po merr pjesë në Konferencën e Organizatës Ndërkombëtare përAdministrimin Gjyqësor, e cila zhvillohet në Nur-Sultan, të Kazakistanit në datat 16-18 shtator 2019.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, po merr pjesë në Konferencën e Organizatës Ndërkombëtare përAdministrimin Gjyqësor, e cila zhvillohet në Nur-Sultan, të Kazakistanit në datat 16-18 shtator 2019. Ajo u ftua si folëse nga Presidenti i organizatës z. Mark Beer, OBE, në panelin e dedikuar: “Mundësive dhe Sfidave të Gjykatave në Botë”. Znj. Llagami, ndau me pjesëmarrësit përpjekjet dhe sfidat e institucioneve shqiptare, veçanërisht KLGJ-së, në lidhje me zbatimin dhe arritjet e deritanishme të reformës në drejtësi. Ajo foli për pritshmëritë e publikut, aktivitetin e KLGJ-së dhe gjithë institucioneve shqiptare, që së bashku me mbështetjen e partnerëve evropian e ndërkombëtarë, po përpiqen që këto pritshmëri ti kthejnë në realitet.