Njoftim për shtyp 11 Qershor 2019
Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e datës 11.06.2019, shqyrtoi dhe miratoi disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit. Ndryshimet në rregulloren e miratuar nga KLGJ me vendimin nr.23, datë 07.02.2019,përmirësojnë kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarëve kur një gjykatë është në nevojë dhe në skemën e delegimit nuk ka gjyqtar të disponueshëm