Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Asambleja e Përgjithshme e Rrjetit Evropian të Këshillave Gjyqësor (ENCJ), po zhvillon punimet në Bratislava të Sllovakisë në datat 6 dhe 7 qershor 2019.

Asambleja e Përgjithshme e Rrjetit Evropian të Këshillave Gjyqësor (ENCJ), po zhvillon punimet në Bratislava të Sllovakisë në datat 6 dhe 7 qershor 2019. Hapja e Asamblesë u përshëndet nga Presidenti i Rrjetit z. Kees Sterk, Kryetarja e Këshillit Gjyqësor të Sllovakisë znj. Lenka Prazenkova si dhe nga Ministri i Drejtësisë z. Gabor Gal etj,. Gjate punimeve të Asamblesë u votua unanimisht dhënia e Statusit të Vëzhguesit, Këshillit të Lartë Gjyqësor të Shqipërisë. Presidenti i rrjetit z. Kees Sterk i dorëzoi KLGJ-së dokumentin drejtues të organizatës “Statutin, Rregullat dhe Rregulloret e ENCJ” duke i kërkuar Këshillit që të mbrojë vlerat e pavarësisë, paanësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor. Asambleja ndër të tjera diskutoi rezultatet e projekteve të ndryshme të ENCJ-së për vitet 2018-2019. Gjithashtu përfaqësuesit e vendeve anëtare, vendeve me statusin e vëzhguesit si dhe organizatat e tjera që veprojnë në fushën e drejtësisë, punuan për hartimin e Manifestit të Bratislavës së ENCJ. Çështjet që manifesti do të trajtojë janë: – Sigurimi dhe ruajtja e sundimit të ligjit – Promovimi i aksesit në drejtësi dhe i gjykatave të drejta dhe të paanshme – Promovimi i kulturës gjyqësore evropiane Rrjeti Evropian i Këshillave Gjyqësorë, është një organizate jofitimprurëse, i cili mbledh të gjitha Këshillat Gjyqësorë, ose entitete të ngjashme autonome, të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe i përfaqëson ato në BE.

Back to top