Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, mori pjesë sot në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Ndihmës Administratorit të USAID Z. Brock Bierman.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, e shoqëruar nga zëvendëskryetari Z. Maksim Qoku, anëtaret Znj. Bruna Kadi dhe Znj. Brikena Lubonja (Ukperaj) mori pjesë sot në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Ndihmës Administratorit të USAID Z. Brock Bierman.

Në përfundim të takimit, Ndihmës Administratori i USAID Z. Brock Bierman deklaroi se: “Nuk ka asnjë dyshim se, gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në forcimin e themeleve të saj ekonomike dhe demokratike. USAID ka mbështetur me krenari këto përpjekje dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Përparimi i mëtejshëm ka nevojë për përkushtim të vazhdueshëm ndaj reformës në drejtësi. Populli shqiptar meriton institucione transparente, sidomos institucione gjyqësore të pavarura që respektojnë zbatimin e ligjit. Korrupsioni pengon integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në institucione dhe tregje rajonale e botërore. Ai gjithashtu shkurajon investimet në sektorin privat. Integrimi dhe investimet janë kritike për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij vendi. Zhvillimi i bazuar në sipërmarrje, themeli i qëndrueshmërisë ekonomike afatgjatë të çdo vendi, varet nga zbatimi i drejtë, i parashikueshëm dhe transparent i ligjit. Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të ndihmojë shqiptarët në betejën e tyre për të rikthyer besimin në institucionet e drejtësisë. Lufta kundër korrupsionit është lufta e të gjithëve”.

Në këtë kontekst, Ndihmës Administratori i USAID Z. Brock Bierman, u shpreh se: “Këshilli i Lartë Gjyqësor i Shqipërisë është në pararojë të këtyre përpjekjeve. Shtetet e Bashkuara e mbështesin me forcë këtë Këshill dhe punën e tij. Ne do të vazhdojmë të punojmë me Këshillin ndërsa çon përpara këto reforma. Unë i nxis shqiptarët kudo që ndodhen që të mbështesin këto reforma, të mbështesin këta këshilla dhe pres me kënaqësi  ngritjen e një sistemi drejtësie që iu shërben të gjithëve, si dhe i nxis anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të gjithë ata që mbështesin në mënyrë aktive reformat në drejtësi, që të mbeten të palëkundur në zbatimin e kësaj reforme”.

Back to top