Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

REGJISTER Regjistri për regjistrimin e kërkesave për të drejtën e informimit, viti 2024

 

 

 

 

Nr. Rendor Data e kërkesës  Objekti i kërkesës Data e përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit të  kërkesës Tarifim
/rimbursim
Numri rendor i kërkesave të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve Data e regjistrimit të kërkesës Identifikon llojin e kërkesës në bazë të objektit të saj. Data e kthimit të përgjigjes Përmbajtja e përgjigjes duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi Përgjigja jepet E plotë/ E kufizuar/ E refuzuar/E deleguar Kosto monetare e riprodhimit (kur është rasti dhe e dërgimit) t
ë
informacionit të kërkuar sipas tarifave të publikuar nga autoriteti publik.
1. 04.01.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion mbi numrin e padive gjyqësore me palë gazetarët ose punonjësit e medias për periudhën Janar 2023-Dhjetor 2023, stadin e shqyrtimit të tyre, si dhe kërkesë informacioni mbi faktin nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndërtuar një regjistër të dhënash me këto palë 16.01.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
2. 19.01.2024
Kërkesë për informacion në lidhje me aplikimin e shtesës mbi pagë për nëpunësit e teknologjisë së informacionit, përgjegjës për sistemet informatike, pranë gjykatave, në zbatim të VKM nr. 325, datë 31.05.2023
24.01.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
3. 19.01.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion dhe vënie në dispozicion të vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të datës 18.01.2024 mbi fillimin e procedurës së transferimit të disa gjyqtarëve, për shkak të suprimimit të pozicionit në gjykatën ku janë caktuar në mënyrë të përhershme, si dhe relacionin përkatës 24.01.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
4. 24.01.2024 Kërkesë për informacion lidhur me çështjet e mëposhtme:
1.A është vendimi nr. 78/2019 i KLGJ i detyrueshëm për zbatim nga gjykatat në Republikën e Shqipërisë përfshirë dhe Gjykatën e Lartë?
2.A ka bërë KLGJ një vlerësim risku për menaxhimin e stokut të dosjeve në gjykata? Sa është kohëzgjatja që parashikohet nga ana juaj që qytetarët do u duhen të përballojnë efektet negative të reformës në drejtësi?
3. A është zhvilluar një anketë nga KLGJ për vlerësimin e punës të gjykatave nga qytetarët?
4. A është kryer ndonjë studim lidhur me efektet që ka sjellë reforma në drejtësi te qytetarët?
5.Gjithashtu kërkohet dokumentacion mbi përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë {…},{…},{…}.
01.02.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
5. 24.01.2024 (e-mail) Kërkesë për vënie në dispozicion të jetëshkrimit të përditësuar (CV) të disa magjistratëve. 02.02.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
6. 06.02.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion mbi ndërhyrjet e KLGJ për të ulur numrin e çështjeve të prapambetura (backlogun) në gjykata 08.02.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
7. 09.02.2024 Kërkesë për informacion nëse vendimi nr. 78/2019 i KLGJ-së është detyrues apo fakultativ për gjykatat e apelit. Gjithashtu kërkohet kopje dokumentacioni mbi aktet e grupit të punës për reduktimin e backlogut në gjykata si dhe dokumentacioni i procedurës së përzgjedhjes së disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë. 15.02.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
8. 21.02.2024 Kërkesë për informacion nëse trupa gjykuese e gjykatave të apelit është e detyruar të mbajë në konsideratë përparësinë në gjykim për çështjet sipas vendimit nr.78/2019 i KLGJ-së si dhe informacion mbi procedurën e përzgjedhjes së disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë. 26.02.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
9. 21.02.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion mbi zëvendësimin e anëtarit të KLGJ-së për marrëdhëniet me publikun 26.02.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
10. 04.03.2024 (e-mail) Kërkesë për një listë emërore të të gjithë individëve të angazhuar në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri që mbajnë pozicionin gjykatës, në çdo gjykatë të çdo juridiksioni si dhe një listë të gjitha pozicioneve vakante(sipas qarkut përkatës) në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri për pozicionin e gjykatësit. 11.03.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
11. 05.03.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion mbi deklaratën e KLGJ-së mbi deklarimet mediatike për gjyqtaren {…} 11.03.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
12. 11.03.2024 (e-mail) Kërkesë për vënie në dispozicion të CV-ve për disa ish-gjyqtarë 21.03.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
13. 25.03.2024 Kërkesë për informacion lidhur me aspektet procedurale implementuese të ligjit nr. 52/2023 “Për arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë” 03.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
14. 26.03.2024 (e-mail) Kërkesë për vënie në dispozicion të CV-ve për disa ish-gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë 04.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
15. 05.04.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion lidhur me draft strategjinë e KLGJ për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura 12.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
16. 12.04.2024 (e-mail) Kërkesë për vënie në dispozicion të disa vendimeve gjyqësore 17.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
17. 16.04.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion nëse ka patur ndonjë kërkesë nga ana e {…} për rishikim apo shfuqizim të masës disiplinore të caktuar me vendim të ish-KLD si dhe vënien në dispozicion të aktit përkatës; Nëse jo, a konsiderohet {…} si e pushuar nga puna për shkak të kësaj mase disiplinore? 25.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
18. 16.04.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion nëse është paraqitur ndonjë kërkesë nga disa ish-gjyqtarë, të liruar nga detyra me vendim të ish-KLD, për rihapjen e procedurave për shqyrtimin e çështjes së tyre, si rezultat i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për këto subjekte. 25.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
19. 19.04.2024
(e-mail)
Kërkesë për vënie në dispozicion të kopjes së një vendimi të KLGJ-së, të datës 18.04.2024 03.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
20. 22.04.2024
(e-mail)
Kërkesë për vënie në dispozicion të CV-ve për disa ish-gjyqtarë 29.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
21. 22.04.2024
(e-mail)
Kërkesë për vënie në dispozicion të CV-ve për disa ish-gjyqtarë 03.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
22. 02.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për informacion nëse znj. {…} është e punësuar pranë KLGJ-së dhe nëse janë zbatuar për të dhe bashkëshortin e saj kushtet dhe kriteret e pastërtisë së figurës 09.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
23. 07.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për informacion nëse ka nisur ndonjë proces verifikimi ndaj gjyqtares {…} 10.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
24. 07.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për informacion nëse ka nisur ndonjë proces verifikimi ndaj gjyqtares {…} 10.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
25. 13.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për vënie në dispozicion të listës emërore të kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm; gjykatave administrative të shkallës së parë dhe Gjykatës Administrative të Apelit si dhe datën e emërimit të tyre në këto pozicione 16.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
26. 13.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për informacion nëse ka nisur ndonjë proces për rishikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të gjyqtares{…}; nëse KLGJ ka ndërmarrë hapa administrative për verifikime të thelluara për subjektin në fjalë, si dhe nëse KLGJ ka ndonjë sistem verifikimesh paraprake për subjektet deklaruese në kuadër të ligjit nr. 138/2015 17.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
27. 16.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për vënie në dispozicion të CV-ve për disa gjyqtarë 24.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
Back to top