Njoftim për shtyp datë 12 Shkurt 2021
Sot, në datën 12.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi raportet e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarit z. Klodian Kurushi.
Pas diskutimeve, Këshilli vendosi miratimin e raportit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarit z. Klodian Kurushi, për periudhën 2013-2016 dhe vendosi të shtyjë seancën për vlerësimin e vitit 2019.