Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 11 Shkurt 2021

Sot, në datën 11.02.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:

Me qëllim vendosjen e rregullave standarde për mbledhjen dhe raportimin e të dhënave dhe aktivitetit statistikor të gjykatave, Këshilli miratoi  udhëzuesin  për mbajtjen dhe plotësimin e tabelave me të dhëna statistikore për efekt të matjes dhe monitorimit të produktivitetit dhe efiçencës së gjykatave.

Në vijim të procesit për vlerësimin e punës së gjyqtarëve si dhe në funksion të ngritjes në detyrë të tyre, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarit z. Sokol Binaj, për periudhën 2013-2016 dhe për vitin 2019.

Gjithashtu, pas kryerjes së verifikimit të plotë të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatit z. Erjon Çela dhe vijimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në vijim të verifikimit të thelluar të kandidatëve për pranimin në Shkollën e Magjistraturës, Këshilli vendosi skualifikimin e {…} për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2020-2021.

 

 

Back to top