Njoftim për shtyp datë 29 Janar 2021
Sot, në datën 29.01.2021, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjen si vijon:
Në vijim të shyrtimit në seancë dëgjimore publike të kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, mbi procedimin disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}, pas shqyrtimit të kërkesave paraprake të subjektit nën procedim për dhënie kohe shtesë për njohjen me dokumentacionin e plotë objekt procedimi, si dhe për të garantuar praninë në seancë të përfaqësuesit të zgjedhur, në funksion të të drejtës efektive të mbrojtjes dhe procesit të rregullt ligjor, Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore me datë 16.02.2021 ora 11.00.