Njoftim për shtyp datë 4 Dhjetor 2020
Sot, në datën 04.12.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si vijon:
Në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, Këshilli vendosi kualifikimin e kandidatëve dhe vijim e procedurave të emërimit për z. Gentjan Medja, z. Asim Vokshi, si dhe znj. Manjola Xhaxho, përkatësisht për pozicionet e lira në fushën e së drejtës administrative dhe civile.
Gjithashtu, në vijim të verifikimit të thelluar të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit, Këshilli vendosi kualifikimin për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për vitin akademik 2020-2021, për kandidatët znj. Elena Tafa, znj. Juliana Pjetri, znj. Klodjana Kryeziu, znj. Olta Cenaj dhe z. Noel Veizi.