Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 10 Shtator 2020 , mbi ceremoninë e betimit të tetë (8) anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor

Sot me datë 10.09.2020, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, u organizua ceremonia e betimit të tetë (8) anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, përzgjedhur nga shorti publik i datës 8 shtator 2020. Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndër të tjera shprehu rëndësinë që ka krijimi i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, pasi trupa e gjyqtareve te perzgjedhur kanë kaluar me sukses proçesin e rivlerësimit kalimtar, duke garantuar integritet të lartë moral dhe etik.

Më tej znj. Llagami shprehu bindjen se aftësia profesionale dhe besueshmëria e trupës gjyqësore të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, do të përmbushin pritshmëritë e shoqërisë̈ shqiptare për garantimin e një proçesi zgjedhor të lirë, të barabartë, të rregullt dhe të ndershëm. Duke u ndalur tek sfidat e anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor dhe transparenca me të cilën u karakterizua përzgjedhja e tyre, znj. Llagami u shpreh se kjo trupë gjyqësore do të kontribuojë në konsolidimin e sistemit demokratik, sundimin e ligjit dhe të ardhmes evropiane të vendit tonë.

Më pas u vijua me betimin e gjyqtarëve znj. Manjola Xhaxho, z. Gentian Medja, z. Sokol Ibi, znj. Alma Kolgjoka, znj. Emona Muçi, znj. Esmeralda Çeka (Xhili), z. Asim Vokshi dhe znj. Edlira Petri.

 

 

 

 

 

Back to top