Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 10 Shtator 2020

Sot me datë 10.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht:

Këshilli miratoi verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në gjykatat e apelit dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për gjyqtarët z. Ilir Përdeda, z. Erjon Bani, znj. Marsela Pepi, znj. Ornela Naqellari dhe z. Florjan Kalaja.
Më tej, Këshilli miratoi caktimin në pozicion, në mënyrë të përhershme, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të gjyqtarit z. Sandër Simoni.
Gjithashtu, Këshilli miratoi rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Shkodër, për një pozicion në fushën e të drejtës civile, rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Korçë, për një pozicion në fushën e të drejtës penale, rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, për një pozicion në fushën e të drejtës civile.
Në përfundim Këshilli miratoi rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për katër pozicione të lira dhe rihapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për dy pozicione të lira.
Back to top