Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 8 Shtator 2020

Sot me datë 08.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht:

Këshilli miratoi listën përfundimtare të gjyqtarëve që do jenë pjesë e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i cili do hidhet sot pasdite në ambientet e Këshillit ora 17.00 në prani të përfaqësuesve të partive politike, mediave dhe publikut. Lista përfundimtare e gjyqtarëve përbëhet nga:

Znj. Manjola Xhaxho
Z. Gentian Medja
Z. Sokol Ibi
Znj. Klodiana Mema (Veizi)
Z. Enton Dhimitri
Znj. Alma Kolgjoka
Znj. Emona Muçi
Z. Eriol Roshi
Znj. Ornela Naqellari
Znj. Esmeralda Çeka (Xhili)
Z. Rexhep Bektheshi
Znj. Margarita Buhali
Z. Ardian Dvorani
Z. Asim Vokshi
Z. Artur Kalaja
Z. Edlira Petri

Në vijim të mbledhjes, Këshilli miratoi verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për gjyqtarët znj. Alma Ahmeti, znj. Elona Mihali, znj. Arta Duka, znj. Irida Kacerja znj. Emona Muçi, znj. Esmeralda Xhili, znj. Igerta Hysi, znj. Klodiana Veizi, znj. Migena Laska dhe z. Qemal Zaimi.
Gjithashu Këshilli miratoi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, për kandidatin z. Erjon Bani dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, për znj. Arbena Ahmeti.

Më tej Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, për kandidaten znj. Albana Boksi dhe kandidatin z. Klodian Kurushi. Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Krimin dhe Korrupsionin e Organizuar, për shkak të tërheqjes nga kandidimi për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, për kandidaten znj. Iliriana Olldashi.
Në përfundim Këshilli vendosi zgjatjen e afatit të caktimit të gjyqtares së skemës së delegimit znj. Mimoza Margjeka, në Gjykatën e Apelit Korçë si dhe mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan {…}.

 

Back to top