Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR PËR SHQYRTIMIN E RELACIONEVE PËR VERIFIKIMIN E KUSHTEVE DHE KRITEREVE LIGJORË PËR REKRUTIMIN SI GJYQTARË, TË KANDIDATËVE TË DIPLLOMUAR NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS NË VITIN 2018

Këshilli i Lartë Gjyqësor,mbështetur në nenin 35 në lidhje me nenin 32 të Ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në Kreun VI, shkronja “Ç”, pika 2 e vendimit të tij, nr.75, datë 23.05.2019 “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë, për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, njofton se ditën e hënë, datë 15 korrik 2019, ora 15.00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor në të cilën do të shqyrtohen relacionet për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjorë për rekrutimin si gjyqtarë, të 10 kandidatëve të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2018, si më poshtë:

  1. znj. Suela Dashi
  2. znj. Afërdita Caco
  3. znj. Merita Karaj
  4. z. Ardit Kuka
  5. znj. Amarilda Sulaj
  6. z. Ervin Sulaj
  7. z. Olti Skrame
  8. znj. Enkeleda Dalipi;
  9. znj. Lorena Çabej;
  10. znj. Suela Xhani.
Back to top