Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp 9 Korrik 2019

Sot më datë 09.07.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpalli hapjen e garës për vendet vakante për anëtarë në Gjykatën e Lartë të kandidatëve që vijnë nga radhët e juristëve të spikatur, me ekspertizë të veçantë në fushat administrative, civile dhe penale.

Miratimi i akteve nën-ligjore për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve për rekrutimin dhe promovimin e magjistratëve, dhe, për kriteret e vlerësimit për kandidatët jogjyqtarë në Gjykatën e Lartë, vendosën themelet për krijimin e standardeve të reja, të unifikuara dhe objektive për promovimin e gjyqtarëve në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe Gjykatën e Lartë. Me këto akte, Këshilli ka bërë të mundur ngritjen e infrastrukturës së nevojshme nën-ligjore për kryerjen e procesit të verifikimit të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit për kandidatët për në Gjykatën e Lartë që vijnë nga jashtë sistemit gjyqësor, duke synuar përzgjedhjen e njerëzve profesionistë, me integritet dhe të denjë për sistemin e drejtësisë shqiptare.

Institucioni KLGJ-së është shpresëplotë se me hapjen e garës për në Gjykatën e Lartë, shënohet një hap progresi për fillimin e evadimit të një stoku prej mbi 30 000 çështjesh gjyqësore të krijuara ndër vite, si dhe adresimin e shqetësimeve të çdo qytetari shqiptar në lidhje me funksionalizimin e kësaj gjykate dhe marrjen e drejtësisë së merituar dhe pa vonesa.


Back to top