Njoftim Për Shtyp 29 Maj 2024
Sot, në datë 29.05.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli zhvilloi seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates znj. {…} me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…} dhe në përfundim të saj vendosi shkarkimin nga detyra të magjistrates.
Këshilli miratoi vendimin mbi rishpërndarjen (transferimin) e disa aktiveve nëpër gjykata.
Në vijim, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin mbi rishpërndarjen (transferimin) e disa automjeteve, në sistemin gjyqësor.
Këshilli miratoi vendimin mbi ndryshimin e destinacionit të përdorimit të fondeve në shpenzime korrente, në programet 01110 dhe KLGJ 03310, për vitin buxhetor 2024.
Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për një ndryshim në vendimin nr. 280, datë 10.12.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e gjyqtarëve për mediat” duke caktuar z. Orgent Nazaj, gjyqtar për median pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Këshilli vendosi përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares të komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor znj. {…}, për periudhën e vlerësimit 01.01.2019-15.04.2021.
Më tej, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë, të shpallur me vendimin nr. 235, datë 24.05.2023, për kandidaten znj. Anila Guri, për shkak të tërheqjes nga kandidimi.
Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për kandidatet:
• Znj. {…} për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 244 dhe nr. 245, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor;
• Znj. {…}, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 244, datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 504, datë 21.11.2022, për kandidaten znj. Olkeda Lice, për shkak të dorëheqjes së saj nga kandidimi.
Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 235 dhe nr. 236, datë 24.05.2023, për kandidatin z. Altin Shkurti, për shkak të dorëheqjes së tij nga kandidimi.
Në vijim të mbledhjes, Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit nga kandidati z. {…} të tre kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 240 datë 24.05.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit.
Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 504, datë 21.11.2022, për kandidatin z. Taulant Banushi, për shkak të dorëheqjes së tij nga kandidimi.
Gjithashtu, Këshilli vendosi për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën Administrative të Apelit, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 236, datë 24.05.2023, për kandidaten znj. Alma Kodraliu, për shkak të dorëheqjes së saj nga kandidimi.
Këshilli miratoi vendimet për caktimin në pozicion, në mënyrë të përhershme, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të gjyqtarëve z. Ardit Mustafaj dhe z. Bib Ndreca.
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi hapjen e procedurës së komandimit në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve.
Ndër të tjera, Këshilli miratoi vendimin për një ndryshim në vendimin nr. 66, datë 09.02.2023 “Për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 499, nr. 500, 501, datë 21.11.2022; si edhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale të shpallura me vendimet nr. 502, nr. 503, 504 datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
Këshilli miratoi vendimin për shfuqizimin e vendimit të ndërmjetëm nr. 299, datë 13.07.2021 “Për pezullimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës të kandidatit për këshilltar ligjor, z. {…}” dhe vijimin e procedurës së mëtejshme të verifikimit të pasurisë dhe figurës.
Pas shqyrtimit të kërkesës së ardhur nga gjykata, Këshilli vendosi caktimin e një gjyqtari për gjykimin e një çështje të veçantë, në një gjykatë të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme.