Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim Për Shtyp datë 24 Maj 2024

Sot, në datë 24.05.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli miratoi vendimin për fillimin e procedurës së verifikimit të kandidatëve për në formimin fillestar për magjistrat, profili gjyqtar, në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2024-2025.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shqyrtoi dhe miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës administrative, të shpallur me vendimin nr. 256 datë 24.05.2023, për kandidaten znj. Ema Shaholli.

Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 247, datë 02.05.2024 si dhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile të shpallura me vendimet nr. 244, nr. 245 dhe nr. 246, datë 02.05.2024, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional, të gjyqtares të komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor znj. {…}, për periudhën e vlerësimit 02.03.2020 – 14.06.2023.

Back to top