Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp datë 19 Mars 2024 nr.2

Sot, në datë 19.03.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli zhvilloi seancën dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit z. {…} me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm {…} dhe caktoi seancën e radhës më datë 09.04.2024.

Më tej, Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, të shpallur me vendimin nr. 252 datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor për kandidatët që nuk kanë dhe nuk mund të kenë asnjë vlerësim.

Gjithashtu, pas përcaktimit me short, Këshilli vendosi për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve për lëvizjen paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 252, datë 24.05.2023 Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 244 dhe nr. 246, datë 24.05.2023, për kandidatin z. {…}.

Ndër të tjera, Këshilli miratoi raportin për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj. {…}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016.

Këshilli vendosi për verifikimin e plotësimit të tre prej kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit, për kandidatët:

• Znj. {…}, për pozicionet e lira në fushën e së drejtës civile, të shpallura me vendimet e Këshillit nr. 241, nr. 244, nr. 245 datë 24.05.2023;
• Znj. {…} për pozicionet e lira në fushën e së drejtës civile, të shpallura me vendimet e Këshillit nr. 241, nr. 246, nr. 247 datë 24.05.2023;
• Znj. {…} për pozicionet e lira në fushën e së drejtës civile, të shpallura me vendimet e Këshillit nr. 240, nr. 245, nr. 247 datë 24.05.2023.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Back to top