Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftime për Shtyp Datë 25.06.2024

Sot, në datë 25.06.2024, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Aurel Celibashi, në pozicionin e ndihmësit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi vendimin mbi transferimin e dy automjeteve pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raporteve për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim gradimi për periudhën e vlerësimit 2013-2016, të gjyqtarëve z. {…}, znj. {…} dhe znj. {…}.

Në vijim, Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares znj.{…}, për vitin 2022”.

Në përfundim, Këshilli vendosi për caktimin e gjyqtarit për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionet në mënyrë të përhershme.

Back to top