Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami priti në një takim pune përfaqësuesit e Komisionit Evropian, z. Mattia Tempini, nga Drejtoria e Përgjithshme për Drejtësinë dhe znj. Viorica Vita, nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.

Sot, më datë 13.02.2024, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune përfaqësuesit e Komisionit Evropian, z. Mattia Tempini, nga Drejtoria e Përgjithshme për Drejtësinë dhe znj. Viorica Vita, nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.

Takimi pati në qendër të diskutimeve situatën në sistemin gjyqësor post-zbatimit të hartës së re gjyqësore, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek stoku i çështjeve të prapambetura si dhe masat që Këshilli pritet të ndërmarr në funksion të parandalimit dhe reduktimit të këtij stoku.

Ndër të tjera, bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi procedurat e emërimeve dhe promovimeve në sistemin gjyqësor duke theksuar impaktin që këto procese kanë në funksion të garantimit të një drejtësie sa më cilësore për publikun.

 

Back to top