N j o f t i m
për shpallje konkurimi për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e mesme drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar neni 26, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, kreu III, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e mesëm drejtuese (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:
– 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm, është si më poshtë:
– Të hartojë dhe paraqes për miratim tek Kryetari i KLGJ-së, planin vjetor dhe atë strategjik, për zhivillimin e veprimtarisë së auditimit të brendshëm, mbi bazën e legjislacionit të fushës, Manualit të Auditimit të Brendshem në sektorin publik dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm.
– Të zhvillojë teknikat dhe metodat e auditimit, duke rishikuar periodikisht dhe sipas nevojave ato ekzistuese me qëllim përmirësimin e tyre.
– Të ndjekë realizimin e planit vjetor të auditimit duke menaxhuar burimet e auditimit në mënyrë eficiente, si dhe të shqyrtojë dhe miratojë Programet e angazhimit të auditimit për çdo njësi të përgatitura nga grupi i auditimit.
– Të vlerësojë produktin e auditimit, si dhe të miratojë perfundimet e auditimit sipas Raportit dhe rekomandimeve të lëna nga grupi i auditimit, duke miratuar permbushjen e misionit auditues dhe raportimin e tij tek drejtuesi i subjektit të audituar. Të përgatisë një informacion përmbledhës për Kryetarin e KLGJ-së mbi rezultatet dhe rekomandimet më të rendësishme të propozuara nga grupi i auditimit.
– Të vlerësojë cilësinë e angazhimeve (misioneve) të auditimit, zbatimin e rregullave, teknikave dhe metodave të auditimit në funksion të përmbushjes së një misioni cilësor auditimi dhe me nivel të lartë profesional, duke siguruar përputhje me objektivat e auditimit respektiv për secilin angazhim auditimi të realizuar.
– Të menaxhojë burimet njerëzore dhe materiale të auditimit, të caktojë objektiva vjetore për çdo auditues dhe të monitorojë zbatimin e tyre gjatë vitit me qëllim matjen e performancës vjetore të punës për çdo pjestar të stafit të drejtorisë së auditimit të brendshëm. Kryerja mbi këtë bazë e vlerësimit vjetor të punës së audituesve bazuar në legjislacionin e shërbimit civil në Republiken e Shqipërisë. Të hartojë planin e nevojave për trajnim të punonjësve bazuar në nevojat e audituesve për kualifikim me qëllim që niveli profesional i tyre të arrijë kërkesat profesionale që lidhen me veprimtarinë e auditimit të brendshëm.
– Të hartojë dhe raportojë mbi veprimtarinë audituese periodikisht sipas afateve të përcaktuara në nivel vjetor për KLGJ dhe për Njësinë Qendrore të Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm.
– Ndjekja e realizimit të zbatimit të rekomandimeve të lëna në përfundim të misioneve audituese të kryera sipas planit vjetor, dhe raportimi i rezultateve.
-Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, përcaktuar në nenin 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.
I. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.
(Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil).
I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, Kategoria e Mesme Drejtuese, II-1 (me dokument nga institucioni);
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, „mirë“ apo „shumë mirë“;
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;
I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm, janë si më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Ekonomike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë eksperiencë pune në profesion jo më pak se 10 (dhjetë) vite, nga të cilat 5 (pesë) vite në fushën e Auditimit;
– Të jetë i Çertifikuar Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik;
– Të ketë ndjekur trajnime të vijueshme profesionale, të paktën 80 orë për dy vitet e fundit 2022-2023;
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 19.02.2024, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email:
[email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Vërtetim për çertifikim “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik“ (me dokument);
– Çertifikata ose vërtetime të ndjekjes së trajnimeve të vijueshme profesionale, të paktën 80 orë për dy vitet e fundit 2022-2023 (me dokument);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e mesme drejtuese, me dokument nga institucioni);
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (dokument i nënshkruar dhe i vulosur);
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të gjuhës së huaj (nëse ka);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
I.4. Konkurimi sipas procedurës së lëvizjes paralele, është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori dhe realizohet në dy faza;
I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele, do të kryhet brenda datës 21.02.2024, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).
I.4.b. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, do të zhvillohet me datë 04.03.2024, ora 11.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.
– Ligjin nr. 114, datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Manualin e Auditimit të Brendshëm, miratuar me Urdhërin e Ministrit të Financave nr.100, datë 25.10.2016, i ndryshuar me Urdhërin Nr. 4, datë 10.01.2020, për “Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Manualin e Auditimit të Brendshëm”;
– Ligji nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:
-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë.
-me njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II. KONKURIMI NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË DHE TË PRANIMIT NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL.
(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 11.03.2024).
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë, si dhe të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë të shpallur.
II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, janë si më poshtë:
– sipas procedurës së ngritjes në detyrë;
– Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, kategoria e ulët drejtuese (me dokument nga institucioni), ose të barazvlefshme me to;
– Të mos ketë masë disiplinore në fuqi (me dokument nga institucioni);
– Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, „mirë“ apo „shumë mirë“;
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
– sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil;
– Të ketë eksperiencë pune në profesion jo më pak se 10 (dhjetë) vite, nga të cilat 5 (pesë) vite në fushën e Auditimit;
– Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria;
– Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;
II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm, janë si më poshtë:
– Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Ekonomike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
– Të ketë eksperiencë pune në profesion jo më pak se 10 (dhjetë) vite, nga të cilat 5 (pesë) vite në fushën e Auditimit;
– Të jetë i Çertifikuar Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik;
– Të ketë ndjekur trajnime të vijueshme profesionale, të paktën 80 orë për dy vitet e fundit 2022-2023;
– Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 01.03.2024, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email:
[email protected], kopje të dokumenteve të mëposhtëm:
– Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
– Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
– Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
– Vërtetim për çertifikim “Auditues i Brendshëm në Sektorin Publik“ (me dokument);
– Çertifikata ose vërtetime të ndjekjes së trajnimeve të vijueshme profesionale, të paktën 80 orë për dy vitet e fundit 2022-2023 (me dokument);
– Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
– Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e ulët drejtuese, me dokument nga institucioni, për kandidatët brenda shërbimit civil);
– Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi (dokument nga institucioni, për kandidatët brenda shërbimit civil);
– Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë (dokument i nënshkruar dhe i vulosur, për kandidatët brenda shërbimit civil);
– Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
– Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
– Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
– Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
– Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
– Dëshmi të njohurive të gjuhës së huaj (nëse ka);
– Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
– Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.
II.4. Konkurimi sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, realizohet në dy faza:
Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria e ulët drejtuese ose në pozicione të barazvlefshme me to) dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, që kanë të paktën 10 (dhjetë) vjet eksperiencë punë në profesion, nga të cilat 5 (pesë) vite në fushën e Auditimit dhe që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.
II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 11.03.2024, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta në shpallje sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, si dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.
II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpallje, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar të Punësimit, duke filluar nga data 11.03.2024, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:
– Për verifikimin paraprak.
– Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
– Për datën e daljes së rezultateve.
II.4.c. -Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë që janë:
-Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;
– Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”.
– Ligjin nr. 114, datë 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Manualin e Auditimit të Brendshëm, miratuar me Urdhërin e Ministrit të Financave nr.100, datë 25.10.2016, i ndryshuar me Urdhërin Nr. 4, datë 10.01.2020, për “Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Manualin e Auditimit të Brendshëm”;
– Ligji nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– Ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr. 162/2020 “Për prokurimin publik” dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
– VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
-Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:
– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.
– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë.
– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 40 pikë.
Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.
II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit;
II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 11.03.2024.
II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.
II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 11.03.2024, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.
L ë n d a: Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele, në kategorinë e mesme drejtuese.
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:
– Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.
Tirane 21.02.2024
L ë n d a: Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbim civil, për kategorinë e mesme drejtuese
Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, kreu III, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për ngritjen në detyrë dhe pranimin në shërbim civil, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:
– Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit në shërbim civil, janë:
1. Agim Koçi,
2. Auken Herri,
– Testimi me shkrim, ku do të vlerësohen njohuritë në lidhje me bazën ligjore të shpallur në fazën e parë, do të zhvillohet më datë 26.03.2024, ora 10.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
– Në të njëjtën ditë, më datë 26.03.2024, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas zhvillimit të testimit me shkrim, do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë, ku do të vlerësohen njohuritë mbi; bazën ligjore të shpallur, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Tiranë më 11.03.2024.
L ë n d a: Dërgojmë për shpallje listën fituese,
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Kreu III, pika 36 dhe 39, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-1), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:
1. Agim Koçi 73.40 pikë,
Tiranë më 03.04.2024.