Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

REGJISTER Regjistri për regjistrimin e kërkesave për të drejtën e informimit, viti 2024

 

 

 

 

 

Nr. Rendor Data e kërkesës  Objekti i kërkesës Data e përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit të  kërkesës Tarifim
/rimbursim
Numri rendor i kërkesave të regjistruara në Regjistrin e Kërkesave dhe Përgjigjeve Data e regjistrimit të kërkesës Identifikon llojin e kërkesës në bazë të objektit të saj. Data e kthimit të përgjigjes Përmbajtja e përgjigjes duke u anonimizuar sipas parashikimeve ligjore në fuqi Përgjigja jepet E plotë/ E kufizuar/ E refuzuar/E deleguar Kosto monetare e riprodhimit (kur është rasti dhe e dërgimit) t
ë
informacionit të kërkuar sipas tarifave të publikuar nga autoriteti publik.
1. 04.01.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion mbi numrin e padive gjyqësore me palë gazetarët ose punonjësit e medias për periudhën Janar 2023-Dhjetor 2023, stadin e shqyrtimit të tyre, si dhe kërkesë informacioni mbi faktin nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndërtuar një regjistër të dhënash me këto palë 16.01.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
2. 19.01.2024
Kërkesë për informacion në lidhje me aplikimin e shtesës mbi pagë për nëpunësit e teknologjisë së informacionit, përgjegjës për sistemet informatike, pranë gjykatave, në zbatim të VKM nr. 325, datë 31.05.2023
24.01.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
3. 19.01.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion dhe vënie në dispozicion të vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të datës 18.01.2024 mbi fillimin e procedurës së transferimit të disa gjyqtarëve, për shkak të suprimimit të pozicionit në gjykatën ku janë caktuar në mënyrë të përhershme, si dhe relacionin përkatës 24.01.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
4. 24.01.2024 Kërkesë për informacion lidhur me çështjet e mëposhtme:
1.A është vendimi nr. 78/2019 i KLGJ i detyrueshëm për zbatim nga gjykatat në Republikën e Shqipërisë përfshirë dhe Gjykatën e Lartë?
2.A ka bërë KLGJ një vlerësim risku për menaxhimin e stokut të dosjeve në gjykata? Sa është kohëzgjatja që parashikohet nga ana juaj që qytetarët do u duhen të përballojnë efektet negative të reformës në drejtësi?
3. A është zhvilluar një anketë nga KLGJ për vlerësimin e punës të gjykatave nga qytetarët?
4. A është kryer ndonjë studim lidhur me efektet që ka sjellë reforma në drejtësi te qytetarët?
5.Gjithashtu kërkohet dokumentacion mbi përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë {…},{…},{…}.
01.02.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
5. 24.01.2024 (e-mail) Kërkesë për vënie në dispozicion të jetëshkrimit të përditësuar (CV) të disa magjistratëve. 02.02.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
6. 06.02.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion mbi ndërhyrjet e KLGJ për të ulur numrin e çështjeve të prapambetura (backlogun) në gjykata 08.02.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
7. 09.02.2024 Kërkesë për informacion nëse vendimi nr. 78/2019 i KLGJ-së është detyrues apo fakultativ për gjykatat e apelit. Gjithashtu kërkohet kopje dokumentacioni mbi aktet e grupit të punës për reduktimin e backlogut në gjykata si dhe dokumentacioni i procedurës së përzgjedhjes së disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë. 15.02.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
8. 21.02.2024 Kërkesë për informacion nëse trupa gjykuese e gjykatave të apelit është e detyruar të mbajë në konsideratë përparësinë në gjykim për çështjet sipas vendimit nr.78/2019 i KLGJ-së si dhe informacion mbi procedurën e përzgjedhjes së disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë. 26.02.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
9. 21.02.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion mbi zëvendësimin e anëtarit të KLGJ-së për marrëdhëniet me publikun 26.02.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
10. 04.03.2024 (e-mail) Kërkesë për një listë emërore të të gjithë individëve të angazhuar në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri që mbajnë pozicionin gjykatës, në çdo gjykatë të çdo juridiksioni si dhe një listë të gjitha pozicioneve vakante(sipas qarkut përkatës) në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri për pozicionin e gjykatësit. 11.03.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
11. 05.03.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion mbi deklaratën e KLGJ-së mbi deklarimet mediatike për gjyqtaren {…} 11.03.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
12. 11.03.2024 (e-mail) Kërkesë për vënie në dispozicion të CV-ve për disa ish-gjyqtarë 21.03.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
13. 25.03.2024 Kërkesë për informacion lidhur me aspektet procedurale implementuese të ligjit nr. 52/2023 “Për arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë” 03.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
14. 26.03.2024 (e-mail) Kërkesë për vënie në dispozicion të CV-ve për disa ish-gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë 04.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
15. 05.04.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion lidhur me draft strategjinë e KLGJ për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura 12.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
16. 12.04.2024 (e-mail) Kërkesë për vënie në dispozicion të disa vendimeve gjyqësore 17.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
17. 16.04.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion nëse ka patur ndonjë kërkesë nga ana e {…} për rishikim apo shfuqizim të masës disiplinore të caktuar me vendim të ish-KLD si dhe vënien në dispozicion të aktit përkatës; Nëse jo, a konsiderohet {…} si e pushuar nga puna për shkak të kësaj mase disiplinore? 25.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
18. 16.04.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion nëse është paraqitur ndonjë kërkesë nga disa ish-gjyqtarë, të liruar nga detyra me vendim të ish-KLD, për rihapjen e procedurave për shqyrtimin e çështjes së tyre, si rezultat i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për këto subjekte. 25.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
19. 19.04.2024
(e-mail)
Kërkesë për vënie në dispozicion të kopjes së një vendimi të KLGJ-së, të datës 18.04.2024 03.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
20. 22.04.2024
(e-mail)
Kërkesë për vënie në dispozicion të CV-ve për disa ish-gjyqtarë 29.04.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
21. 22.04.2024
(e-mail)
Kërkesë për vënie në dispozicion të CV-ve për disa ish-gjyqtarë 03.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
22. 02.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për informacion nëse znj. {…} është e punësuar pranë KLGJ-së dhe nëse janë zbatuar për të dhe bashkëshortin e saj kushtet dhe kriteret e pastërtisë së figurës 09.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
23. 07.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për informacion nëse ka nisur ndonjë proces verifikimi ndaj gjyqtares {…} 10.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
24. 07.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për informacion nëse ka nisur ndonjë proces verifikimi ndaj gjyqtares {…} 10.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
25. 13.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për vënie në dispozicion të listës emërore të kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve të gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm; gjykatave administrative të shkallës së parë dhe Gjykatës Administrative të Apelit si dhe datën e emërimit të tyre në këto pozicione 16.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
26. 13.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për informacion nëse ka nisur ndonjë proces për rishikimin e të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të gjyqtares{…}; nëse KLGJ ka ndërmarrë hapa administrative për verifikime të thelluara për subjektin në fjalë, si dhe nëse KLGJ ka ndonjë sistem verifikimesh paraprake për subjektet deklaruese në kuadër të ligjit nr. 138/2015 17.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
27. 16.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për vënie në dispozicion të CV-ve për disa gjyqtarë 24.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
28. 27.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për vënie në dispozicion të dokumentacionit të mëposhtëm:
-Raportet e auditit të KLGJ të vitit 2023 për disa gjykata;
-Raportet e monitorimit të buxhetit për vitin 2023 për disa gjykata;
-Propozimet për ndryshime ligjore nga Grupi i Punës së backlog dhe propozimet për funksionalitetin e sistemit gjyqësor prej muajit Qershor 2022;
-Propozimet e KLGJ për ndyshime ligjore në Kodin e Procedurës Civile dhe ligjin nr. 49/2012, të ndryshuar si dhe letërkëmbimet me Minisrinë e Drejtësisë lidhur me ecurimin e trajtimit të tyre.
05.06.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
29. 30.05.2024
(e-mail)
Kërkesë për informacion mbi masat e marra nga KLGJ lidhur me vonesat në gjykimin e çështjeve nga gjyqtarja {…} 31.05.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
30. 11.06.2024
(e-mail)
Kërkesë për informacion mbi zhvillimin e gjykimeve lidhur me veprat penale të gjenocidit (n. 73 KP), krime kundër njerëzimit (n. 74 KP), shpërndarja kompjuterike e materialeve pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit (n. 74/a KP), krimet e luftës (n.75 KP), gjatë 5 viteve të fundit 14.06.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
31. 13.06.2024 Kërkesë për informacion të kopjes së njësuar të formularit të vetëdeklarimit të gjyqtares (….) 19.06.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
32. 18.06.2024
(e-mail)
Kërkesë për informacion lidhur me numrin e çështjeve civile e penale të pashqyrtuara në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në qershor 2024; numrin e çështjeve civile e penale të pashqyrtuara në Gjykatën e Apelit në datën 31.01.2023; numri dhe përqindja e vendimeve për çështjet civile dhe penale të 6 Gjykatave të Apelit të ndryshuara nga Gjykata e Lartë në vitet 2021, 2022, dhe periudhën 1.1.2023-31.01.2023; numri dhe përqindja e vendimeve për çështjet civile dhe penale të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të ndryshuara nga Gjykata e Lartë për periudhën 1.2.2023-31.12.2023 dhe vitin 2024; numri dhe përqindja e vendimeve për çështjet civile dhe penale të 6 Gjykatave të Apelit të prishura dhe të dërguara për rigjykim nga Gjykata e Lartë në vitet 2021, 2022 dhe periudhën 1.1.2023-31.1.2023; numri dhe përqindja e vendimeve për çështjet civile dhe penale të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të prishura dhe të dërguara për rigjykim nga Gjykata e Lartë për periudhën 1.2.2023-31.12.2023 dhe vitin 2024; cili është numri mesatar i vendimeve të disponuara nga gjyqtarët e 6 Gjykatave të Apelit në vitet 2021, 2022 dhe periudhën 1.1.2023-31.1.2023; cili është numri mesatar i vendimeve të disponuara nga gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për periudhën 1.2.2023-31.12.2023 dhe vitin 2024; cili ka qenë numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të miratuar në organikën e 6 Gjykatave të Apelit në vitet 2021 dhe 2022, cili ka qenë numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të emëruar në organikën e 6 Gjykatave të Apelit në vitet 2021-2022, cili ka qenë numri i vakancave në 6 Gjykatave të Apelit në vitet 2021-2022; cili ka qenë numri i përgjithshëm i gjyqtarëve i miratuar në organikën e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për vitet 2023 dhe 2024, cili ka qenë numri i përgjithshëm i gjyqtarëve të emëruar në organikën e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për vitet 2023 dhe 2024, cili ka qenë numri i vakancave në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për vitet 2023 dhe 2024. 26.06.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
33. 28.06.2024 Kërkesë për vënie në dispozicion të:
-Kopje të listës së notave për kandidatët fitues për formimin fillestar 2024/2025 profili gjyqtar;
-Kopje të listave së notave për kandidatët fitues që KLGJ disponon për kandidatët gjyqtar që kanë fituar për formimin fillestar viti 2021/2022 dhe 2023
04.07.2024 Bashkëlidhur përgjigja Refuzuar Falas
34. 23.07.2024 Kërkesë për vënie në dispozicion të kopjes së vendimeve për emërimin gjyqtar; kryetar gjykate dhe transferimin e gjyqtarit {…}; si dhe kopje të vendimit për emërimin gjyqtar të {…} 24.07.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
35. 02.08.2024 (e-mail) Kërkesë për vënie në dispozicion të kopjes së vendimit të KLGJ lidhur me komandimin e gjyqtarit {…} dhe vendimin e përfundimit të komandimit para afatit të gjyqtarit {…} si dhe informacion mbi arsyet e përfundimit te parakohshëm të këtij komandimi 15.08.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
36. 05.08.2024 Kërkesë për informacion nëse gjyqtarët {…}, {…}, {…} gëzojnë statusin e gjyqtarit të specializuar për gjykimin e çështjeve penale për të mitur, si dhe kopje të dokumentit me të cilin i është akorduar ky status 16.08.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
37. 15.08.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion mbi pyetjet e mëposhtme:
1.A kanë Gjykatat e të gjitha niveleve një zë në buxhet për të paguar përkthyesit e gjuhës së huaj dhe interpretet e gjuhës së shenjave dhe sa ka qenë ky zë për secilin nga 5 vitet e fundit?
2.Sa është buxheti i përdorur për përkthyesit zyrtarë të gjuhëve të huaja, në procesin penal, në 5 vitet e fundit, nga gjykatat e të gjitha niveleve për secilin vit?
3. Sa është buxheti i përdorur për përkthyesit zyrtarë të gjuhës së shenjave, në procesin penal, në 5 vitet e fundit, nga gjykatat e të gjitha niveleve për secilin vit?
4. Sa procese penale me të pandehur persona me aftësi të kufizuara në dëgjim dhe të folur ka pasur në gjykatat e të gjitha niveleve në 5 vitet e fundit, për secilin vit?
5.Me çfarë procedure dhe nga kush realizohet përzgjedhja dhe kontaktimi i përkthyesve zyrtarë të gjuhëve të huaja dhe të gjuhës së shenjave për një proces penal?
6.Si llogaritet pagesa që përfiton një përkthyes zyrtarë i gjuhës së huaj dhe i gjuhës së shenjave për procesin penal dhe me çfarë procedure e afatesh kohore realizohet kjo pagesë?
7. Si ka funksionuar përkthimi në procesin penal i personave që nuk dëgjojnë përpara certifikimit të interpretëve të gjuhës së shenjave nga Ministria e Drejtësisë?
8. A janë gjykatat e të gjitha niveleve përgjegjëse për të paguar përkthyesit e gjuhëve të huaja dhe interpretët zyrtarë të gjuhës së shenjave për shërbimet që ata kryejnë në strukturat e policisë dhe prokurorisë për shtetasit e huaj dhe personat që nuk dëgjojnë?
9. Sa refuzime ka patur këto 5 vitet e fundit nga përkthyesit zyrtarë të certifikuar nga Ministria e Drejtësisë për të marrë pjesë në një proces penal dhe cilat kanë qenë arsyet e këtyre refuzimeve?
10. Sa raste të mospagesës së përkthyesve zyrtarë të gjuhëve të huaja dhe interpretëve të gjuhës së shenjave nga gjykatat e të gjitha niveleve ka pasur në këto 5 vitet e fundit?
28.08.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
38. 23.08.2024
(e-mail)
Kërkesë për vënie në dispozicion të vendimeve gjyqësore lidhur me veprën penale te drejtimit te automjetit në mënyrë të parregullt 29.08.2024 Bashkëlidhur përgjigja Deleguar pranë gjykatave Falas
39. 06.09.2024 (e-mail) Kërkesë për vënie në dispozicion të CV-ve për disa gjyqtarë 17.09.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
40. 17.09.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion lidhur me pyetjet e mëposhtme:
1.Sa martesa nën 18 vjeç kanë lejuar gjykatat e vendit në vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024 (periudha janar-gusht)?
2.Cilat qytete kanë numrin më të lartë të martesave të hershme nën 18 vjeç të konfirmuara nga gjykatat në vitin 2023?
3. Cilave komunitete i përkasin këto martesa të konfirmuara në vitin 2023?
4. Cilat janë shkaqet kryesore që gjykatat në vend kanë lejuar martesat nën 18 vjeç në vitin 2023?
20.09.2024 Bashkëlidhur përgjigja Deleguar pranë gjykatave Falas
41. 23.09.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion lidhur me çështjet e mëposhtme:
1.Statistika për numrin e çështjeve civile me palë gazetarë/punonjës të medias për periudhën 1 Janar – 1 Shtator 2024, të ndara sipas neneve 617 “Publikimet mashtruese ose të pasakta”, 625 “Përgjegjësia për dëmin jopasuror”, 647/a të Kodit Civil.
2.Statistika për numrin e çështjeve penale me palë gazetarë/punonjës të medias për periudhën 1 Janar – 1 Shtator 2024, të ndara sipas neneve 119 “Fyerja”, 120 “Shpifja”, 121 “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, 143/b “Mashtrimi kompjuterik”, 186/a “Falsifikim kompjuterik”, të Kodit Penal.
3.Vendimmarrja përkatëse për këto çështje: vendime dënimi, pafajësie, pushimi, pranim apo rrëzim padie.
4.Informacion mbi numrin e çështjeve të reja për vitin 2024 dhe informacion për sa çështje janë të mbartura.
5.Informacion mbi faktin nëse disponohet një regjistër të dhënash mbi gazetarët dhe punonjësit e mediave ku regjistrohen rastet e padive/çështjeve ndaj tyre.
25.09.2024 Bashkëlidhur përgjigja Deleguar pranë gjykatave Falas
42. 27.09.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion mbi datën dhe orën e zhvillimit të procesit disiplinor ndaj një nëpunësi civil gjyqësor, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë 02.10.2024 Bashkëlidhur përgjigja Deleguar pranë gjykatës Falas
43. 04.10.2024 (e-mail) Kërkesë për vënie në dispozicion të Formularëve të Vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës së magjistratëve të emëruar në vitin 2024 14.10.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
44. 08.10.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion mbi ecurinë e procesit të verifikimit të pasurisë dhe figurës në kudër të procedurës së rekrutimit si nëpunës civil gjyqësor pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 14.10.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
45. 08.10.2024 (e-mail) Kërkesë për informacion mbi realizimin e masave të Strategjisë Kombëtare të uljes së numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata 2024-2027 08.11.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
46. 19.11.2024 Kërkesë për informacion nëse një kandidati për magjistrat i lejohet punësimi gjatë periudhës që ndjek programin e formimit fillestar në Shkollën e Magjistraturës 21.11.2024 Bashkëlidhur përgjigja Aprovuar Falas
Back to top