Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune ekspertët e Komisionit Evropian, z. Dario Quintavalle dhe z. Thomas Traar, të cilët shoqëroheshin nga përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së, znj. Tidita Fshazi.
Sot, më datë 27.09.2023, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim pune ekspertët e Komisionit Evropian, z. Dario Quintavalle dhe z. Thomas Traar, të cilët shoqëroheshin nga përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së, znj. Tidita Fshazi.
Ekspertët e Komisionit Evropian ndodhen në Shqipëri në kuadër të vizitës faktë-mbledhëse, e fundit e zhvilluar që në vitin 2016, me fokus eficencën në drejtësi por tashmë në një kontekst tërësisht të ri.
Takimi pati në qendër të diskutimeve situatën në sistemin gjyqësor post-reformës në drejtësi, zbatimin e hartës së re gjyqësore, si dhe stokun e çështjeve që janë në pritje për tu gjykuar.
Vlerësimi i performacës në sistemin gjyqësor, emërimet e reja në sistem, vlerësimi etiko-profesional i gjyqtarëve si dhe mekanizmat ligjore dhe administrativ të ndërmarrë nga Këshilli për të adresuar problematikat e hasura ndër vite, ishin gjithashtu disa nga çështjet objekt diskutimi gjatë takimit.