Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim zyrtar pune delegacionin e reporterëve nga Këshilli i Evropës (KiE), në kuadër të vizitës së tyre faktë-mbledhëse periodike në Shqipëri.

Sot, më datë 26.09.2023, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, priti në një takim zyrtar pune delegacionin e reporterëve nga Këshilli i Evropës (KiE), në kuadër të vizitës së tyre faktë-mbledhëse periodike në Shqipëri.

Takimi u fokusua tek reforma në drejtësi, arritjet dhe sfidat si dhe impakti i saj në besimin e publikut. Procesi i rivlerësimt kalimtar të magjistratëve, stoku i çështjeve të prapambetura, emërimet dhe promovimet në sistem, si dhe harta e re gjyqësore ishin disa nga çështjet për të cilat reporterët e KiE-së shfaqën interes gjatë diskutimit.

Takimi u përmbyll me konsideratat më të larta mes pjesëmarrësve për bashkëpunimin e frytshëm dhe mbështetjen e ofruar nga KiE për institucionet e reja të drejtësisë, përfshirë edhe KLGJ-në, përmes projekteve dhe asistencës teknike të dhënë ndër vite.

Back to top