Njoftim për shtyp datë 24 gusht 2023
Sot, në datë 24.08.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi dhe miratoi dokumentin e kërkesave buxhetore për programin buxhetor afatmesëm 2024-2026 (PBA 24-26), faza e dytë, për sistemin gjyqësor duke u mbështetur në vizionin, misionin, qëllimin, synimet dhe objektivat strategjike të Këshillit të Lartë Gjyqësor.