Njoftim për shtyp, datë 18 Korrik 2023
Sot, në datë 18.07.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Në përfundim të procedurave të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidatëve për magjistratë, profili gjyqtar, të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2022-2023, Këshilli vendosi kualifikimin për emërim të 40 kandidatëve.
Këshilli miratoi vendimin për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 12 dhe nr. 13, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në kuadër të procesit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve, Këshilli vendosi miratimin e raporteve të vlerësimit për z. {…}, për vitin 2022 dhe për znj. {…} për periudhën 2017-2019.
Gjithashtu Këshilli miratoi vendimin për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 13, datë 18.01.2023, për kandidatin z. Artan Hajredinaj.