Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shtyp, datë 17 Korrik 2023

Sot, në datë 17.07.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Këshilli vendosi hapjen e procedurës dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve, për komandimin në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, Këshilli miratoi vendimin për renditjen e kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 16, datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimet përkatëse për përfundimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 15 datë 18.01.2023, për kandidatët z. Artan Hajredinaj dhe znj. Olkeda Lice, për shkak të tërheqjes së tyre nga kandidimi.

Këshilli vendosi për fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit në procedurat e lëvizjeve paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e Lezhë, të shpallura me vendimet nr. 248, 249, 250, 251, 252, 253, 254, 255, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Këshilli miratoi vendimet përkatëse për kualifikimin dhe vijimin e procedurës së lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me vendimin nr. 21, datë 18.01.2023, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidatët znj. Kostandina Kuro, z. Xhevdet Lika dhe znj. Entela Gjoni.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 287, datë 06.07.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ndërkohë, Këshilli miratoi vendimin për ngritjen në detyrën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të znj. Elsa Ulliri.

Gjithashtu Këshilli miratoi vendimin për përfundimin para afatit të shërbimit në skemën e delegimit, për gjyqtaren znj. Elsa Ulliri.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi vendimin për kualifikimin e kandidates znj. Matilda Fetau dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Back to top