Njoftim për shtyp, datë 24 Maj 2023
Sot, në datë 24.05.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:
Këshilli vendosi hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë për:
– 4 (katër) pozicione të lira në Gjykatën Administrative të Apelit;
– 9 (nëntë) pozicione të lira në fushën e të drejtës civile, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Më tej, Këshilli miratoi vendimet për hapjen e procedurës së lëvizjes paralele për:
– 6 (gjashtë) pozicione të lira në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, konkretisht 4 (katër) pozicione të lira në fushën e të drejtës civile dhe 2 (dy) pozicione të lira në fushën e të drejtës penale;
– 2 (dy) pozicione të lira në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, konkretisht 1 (një) pozicion të lirë në fushën e të drejtës civile dhe 1 (një) pozicion të lirë në fushën e të drejtës penale;
– 3 (tre) pozicione të lira në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Ndër të tjera, Këshilli vendosi shfuqizimin e vendimit të pezullimit me nr. 642, datë 23.12.2020 të KLGJ “Për shqyrtimin e kërkesës për pasje/njohje të statusit të këshilltarit/ndihmësit ligjor jomagjistrat pranë Gjykatës së Lartë të z. Alfred Balla”.
Në vijim Këshilli miratoi vendimin për përfundimin pa vendim përfundimtar të shqyrtimit të kërkesës për pasje/njohje të statusit të këshilltarit/ndihmësit ligjor jomagjistrat pranë Gjykatës së Lartë të z. Alfred Balla, për shkak të heqjes dorë nga kërkesa.
Këshilli miratoi vendimin për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të pozicionit, pasurisë dhe figurës për z. {…}, ish-kancelar në detyrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor {…}.
Në vijim të mbledhjes, Këshilli miratoi vendimet për verifikimin e plotësimit të kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit për:
• Znj. Marinela Osmani, për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 499 dhe nr. 501, të datës 21.11.2022, si edhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale, të shpallur me vendimin nr. 502 të datës 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
• Z. Edvan Veçani, për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 500 të datës 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
• Z. Gerd Hoxha për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 499 datë 21.11.2022, si dhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale të shpallur me vendimin nr. 502 dhe nr. 503, datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
• Z. Arbër Çela për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 500 datë 21.11.2022, si dhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale të shpallur me vendimet nr. 503 dhe nr. 504, datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
• Z. Besmir Stroka për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionet e lira të shpallura me vendimet nr. 499, nr. 500 dhe nr. 501, datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
• Z. Aurel Arapi për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale të shpallur me vendimin nr. 503, datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
• Znj. Matilda Fetau për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 501 datë 21.11.2022, si dhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës penale të shpallur me vendimin nr. 502 datë 21.11.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në përfundim të mbledhjes, Këshilli miratoi vendimin për deklarimin e përfunduar, pa një vendim përfundimtar, të shqyrtimit të kërkesave të gjykatave të rrethit gjyqësor Kavajë, Lushnjë, Pogradec, Përmet, Gjirokastër, Kukës, Pukë, Kurbin, Lezhë, Krujë.